Napoli ka gati 25 milionë euro për yllin e Romës

Futboll

Napoli ka gati 25 milionë euro për yllin e Romës

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:32
Cengiz Under

Është një nga futbollistët më të mirë të Romës dhe Napoli dëshiron t’ia blejë skuadrës gjallorose.

Cengiz Under tashmë po bënë tre vite në “Olimpico” dhe mbase do të dëshironte të provonte një tjetër aventurë në karrierën e tij futbollistike.

Fantazisti turk po kërkohet nga Napoli, që është i gatshëm t’i ofrojë lojtarit një kontratë prej 3.5 milionë euro në kohëzgjatje prej pesë vitesh, ndërsa kryeqytetasve 25 milionë euro.

Gjithsesi, romakët e vlerësojnë të ulët këtë çmim dhe me siguri se nuk do të heqin aq lehtë dorë nga ish-futbollisti i Basaksehir, që zbarkoi në Romë më 2017 për shumën prej 14.25 milionë euro.

Këto zëra i shpalosi gazetari i mirënjohur italian, Nicolo Schira, andaj mbetet të shihet ditëve në vijim nëse do të ketë avancim të negociatave mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat