De Rossi zgjedhet në krye të stolit të Fiorentinës

Futboll

De Rossi zgjedhet në krye të stolit të Fiorentinës

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 21:36
Daniele De Rossi

Daniele De Rossi do të nis një aventurë të re.

Pak kohë pasi është pensionuar nga futbolli aktiv si lojtar, Daniele De Rossi pritet të nis një aventurë të re, tejet interesante.

Gianluca Di Marzio raporton se De Rossi do të jetë trajneri i ri i Fiorentina.

Sipas këtij burimi, puna është tashmë e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga faqja zyrtare e skuadrës.

Detaje lidhur me kontratën e De Rossi me Fiorentina nuk janë publikuar akoma.

Mbetet të shihet se kur do të zyrtarizohet kjo lëvizje. Kujtojmë që për stolin ‘Viola’ përmendej edhe Spalletti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat