Presidenti i FIGC jep shpresë për rikthimin e tifozëve në stadiume

Futboll

Presidenti i FIGC jep shpresë për rikthimin e tifozëve në stadiume

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 13:05
Presidenti i FIGC jep shpresë për rikthimin e tifozëve në stadiume

Futbolli në Itali është rikthyer prej një muajsh, por vazhdon ende të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë së Covid-19. Kampionati nuk është njësoj edhe për lojtarët pasi mungesa e njerëzve në shkallët e stadiumit bën që ndeshjet të mos jenë njësoj.

Po kur do të rikthehen tifozët? Lidhur me këtë ka folur presidenti Federatës italiane (FIGC), Gabriele Gravina që jep një lajm të mirë edhe pse gjithçka do të vendoset nga qeveria italiane.

Rikthimi I tifozëve? “Shfaqja e futbollit nuk mund të mbijetojë për shumë kohë pa pasionin e tifozëve.

Nëse kurba e infeksionit vazhdon të bjerë, unë shpresoj që Komiteti Shkencor Teknik do të jetë në gjendje të na japë indikacione gjatë ditëve të ardhshme “, është shprehur Gravina ndër të tjera për Tuttosport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat