Pesë klube diskualifikohen për kurdisje në këtë vend

Futboll

Pesë klube diskualifikohen për kurdisje në këtë vend

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:06
Pesë klube diskualifikohen për kurdisje në këtë vend

Federata e Futbollit të Armenisë ka suspenduar kategorinë e dytë të këtij vendi me efekt të menjëhershëm kurse ka diskualifikuar pesë skuadra pasi ka pranuar “dëshmi të pamohueshme” për përfshirjen e tyre në kurdisje të ndeshjeve.

Rreth 45 persona, duke përfshirë pronarë klubesh, lojtarë dhe trajnerë, janë përjashtuar përjetë nga futbolli. 13 të tjerë janë dënuar për periudha të ndryshme për përfshirje në manipulim të ndeshjeve.

Mediet lokale kanë raportuar se pronarë klubesh me pasaporta të Rusisë, lojtarë dhe trajnerë nga Rusia si dhe nga Ukraina, Letonia dhe Bjellorusia, janë në mesin e të dënuarve.

Lokomotiv Yerevan, Aragats, Torpedo Yerevan dhe Masis janë diskualifikuar nga kampionati pas rezultateve të dyshimta si 12:0, 0:12, 1:8, 9:2, 0:7, 0:8 dhe 8:2.

FC Yerevan, që ishte larguar nga Premier League në shkurt për probleme financiare dhe teknike, po ashtu është diskualifikuar.

“Vendimi u mor pasi FFA ka pranuar dëshmi të pakontestuara nga organizatat ndërkombëtare dhe agjenci të sigurisë”, ka thënë presidenti i Federatës, Armen Melikbekyan në një komunikatë. Ai kishte premtuar transparencë pasi mori postin në dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat