Lajme të këqija për Barcelonën

Futboll

Lajme të këqija për Barcelonën

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:30
Lautaro

Klauzola e Lautaro Martinezit skadon të martën dhe Inter po shpreson që të rinovojë me sulmuesin. Argjentinasi ka një klauzolë prej 111 milion euro në kontratën aktuale, por aktivizohet vetëm deri në datën 7 korrik për klubet jashtë Italisë.

Barcelona po ngurron të paguajë klauzolën e Lautaros e ndikuar edhe nga kriza që ka lënë pas Koronavirusi.

Sipas “Tuttosport” pasi afati i klauzolës të skadojë të martën, Interi do të ulet në bisedime me Lautaro Martinezin për ti ofruar një kontratë të re të përmirësuar. Nga kontrata e re sulmuesi argjentinas do përfitojë dyfishin e pagës që merr aktualisht.

Kontrata e re do do jetë deri në vitin 2023 ose 2024 dhe gjithashtu do ketë një rritje të klauzolës që aktualisht është 111 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat