Shtrihet në spital mbrojtësi i Serie A

Futboll

Shtrihet në spital mbrojtësi i Serie A

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:42
Luca Rossettini

Frika dhe përballja me pandeminë Covid-19 po vazhdon.

Rifillimi i sezonit në Serie A po ecën mirë, por ka edhe disa lojtarë që po shfaqin probleme shëndetësore.

Së fundmi, mbrojtësi i Lecce, Luca Rossettini, është shtrirë në spital.

Edhe pse lojtari ka rezultuar negativ në testimet e Covid-19, ai po përballet me një grip të vazhdueshëm.

Një njoftim nga klubi thotë se lojtari po përballet me temperaturë të lartë, të pashpjegueshme, dhe kjo ka zgjatur tash e dias ditë.

Lojtari ka kryer edhe testet e gjakut, por asnjëra nuk ka treguar se ai ka koronavirusin.

Rossettini është dërguar në spital dhe do të kryej teste më të detajizuara për të identifikuar problemin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat