Bologna përmbys Interin - Bota Sot
Bologna përmbys Interin

Futboll

Bologna përmbys Interin

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 19:03
Pamje nga ndeshja

Bologna përmbys Interin

Bologna po e mposhte 2-1 Interin në San Siro.

Musa Juwara realizoi për mysafirët një gol të bukur në minutën e 72’, disa minuta pasi Lautaro Martinez gaboi nga pika e bardhë.

Pas golit të mysafirëve, numri i lojtarëve në fushë u barazua, pasi Bastoni mori të dytin të verdhë për t’u përjashtuar, derisa Bologna po luan me një lojtar më pak që nga minuta e 57’, Roberto Soriano është ndëshkuar me të kuq.

Këtë e shfrytëzoi Bologna që ka shënuar edhe golin e epërsisë sërish me Musa Barrow, për 1-2 në minutën e 81’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat