Një thumbim

Futboll

Një thumbim

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 19:51
Martini

“Skënderbeu është një skuadër e fortë edhe pse as ata nuk e dinë për cfarë luajnë”- këto janë fjalët e trajnerit të Teutës Edi Martini në prag të duelit ndaj bardhekuqve në kampionat.

Tekniku i skuadrës durrsake e vlerëson me nota të larta kundërshtarin edhe  pse duket një thumbim në distancë fraza e thënë më tej në lidhje me motivimin e korçarëve në këtë kampionat, gjithsesi objektivi i Teutës është vetëm maksimumi i pikëve dhe në këtë pikë nuk ka kompromis për trajnerin shkodran.

Ajo humbje në fazën e 2-të në Korçë me rezultatin 3-2 ku Teuta shpërdoroi një penallti duket se ende i djeg trajnerit të “djemve të detit” që nuk nguron ta përmendë sërish si një humbje të pamerituar.

Në fund Martini evidentoi edhe problematikën kryesore që ka jo vetëm Teuta po shumë skuadra të Superioes që është mungesa e një grupi të zgjeruar lojtarësh për ta përballuar si duhet këtë periudhë të ngarkuar me ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat