Apolonia fiton derbin me Lushnjën - Bota Sot
Apolonia fiton derbin me Lushnjën

Futboll

Apolonia fiton derbin me Lushnjën

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:01
Apolonia fiton derbin me Lushnjën

Sot janë luajtur edhe dy ndeshjet e mbetura të Kategorisë së Parë. Bëhet fjalë për fazën Play off të Grupit B. Padyshim vëmendja kryesore ka qenë te derbi i Myzeqesë.
Shifrat përfundimtare flasin për Apoloninë që ka fituar rezultatin 1-2 në stadiumin “Roza Haxhiu“ të Lushnjes. Nuk kanë munguar rastet në këtë takim, që ishte i ndezur, ashtu siç derbit zakonisht janë.

Fierakët kalojnë të parët në avantazh falë Gjatës në minutën e 25-të, ndërsa dyfishimi i shifrave do të vinte në pjesën e dytë të takimit falë Mihanas. Ndërkohë vetëm 10 minuta më vonë Lushnja rindez sërish shpresat, duke ngushtuar rezultatin me anë të golit të ardhur me kokë nga Pepa.

Megjithatë ai gol do të vlente më tepër për statistikë, pasi ndeshja do të vulosej me shifrat 1-2, me Apoloninë që udhëheqin të sigurt, duke hedhur vështrimin tashmë nga Superiorja.

Ndërkaq takimi tjetër mes Pogradecit dhe Besës ka përfunduar me triumfin 2-0 të liqenorëve.

Play off, Kategoria e Parë Grupi B

Lushnja – Apolonia 1-2 | Pepa 75’/ Gjata 25’, Mihana 64′

Pogradeci – Besa 2-0 | Topllari 10’, Shkulaku 53′.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat