Barcelona nuk dorëzohet për titullin, triumfon bindshëm ndaj Villarealit - Bota Sot
Barcelona nuk dorëzohet për titullin, triumfon bindshëm ndaj Villarealit

Futboll

Barcelona nuk dorëzohet për titullin, triumfon bindshëm ndaj Villarealit

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 00:00
Pamje nga ndeshja

Barcelona ka triumfuar bindshëm ndaj Villarealit në transfertë 1 me 4.

Ishte një ndeshje plotësisht e dominuar nga Barcelona. Ishte një auto-gol nga Torres që në fillim i dha epërsinë Barcelonës, por që rezultati u barazua shumë shpejtë pas një goli të shënuar nga Morreno.

Më pas Suarez u përkujdes me një super gol për 2 me 1, kurse Griezmann shënoi poashtu një gol të mrekullueshëm për 3 me 1.

Ansu Fati shënoi në fund për 4 me 1 ku e finalizoi rezultatin e këtij takimi. Pas kësaj fitorje Barcelona mbetet në pozitën e dytë me 4 pikë më pak se Real Madrid i vendit të parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat