Dosje voluminoze

Futboll

Dosje voluminoze

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:00
Dosje voluminoze

Teka sezoni 2019-2020 po i afrohet fundit në Shqipëri (me 4 javë kampionat, 3 ndeshje Kupe dhe playoff e playout) në Federatën Shqiptare të Futbollit janë fokusuar te ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Bylis dhe Tiranës në Ballsh (e përfunduar 2-1 për mallakastriotët).

Dyshimet për trukim, lëvizja absurde e koeficientëve, deklaratat e presidentit të Tiranës, Halili, por sidomos edhe akuzat e administratorit të Vllaznisë Lici (akuzonte për shitblerje të arbitrave), pa harruar kunjat në distancë të Safet Gjicit, presidentit të Kukësit, janë përmbledhur në një hetim të madh.

Dosja do të jetë voluminoze të cilën do ta shqyrtojnë anëtarët e Komisionit të Etikës pranë FSHF-së, pa harruar këtu edhe ekspertët videoanalizues të ndeshjeve. Ky grup pune i ngritur me ekspertë do të rishohë disa herë takimin për të parë sjelljen e futbollistëve në fushën e blertë dhe ndryshimin e ritmit, lojës dhe çdo detaji që do të mund të kapin.

“Grupi i ekspertëve që janë edhe trajnerë do të merret me performacën e lojtarëve, ndryshimin e saj nga pjesa e parë në të dytën, pozicionet e ndryshuara në formacion dhe gjithcka të karakterit teknik që dyshohet në këtë takim”, shkruan TCh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat