Turpi ndodhi në Gjilan! Trajneri i Prishtinës: Kjo çfarë ka ndodhur është krim - Bota Sot
Turpi ndodhi në Gjilan! Trajneri i Prishtinës: Kjo çfarë ka ndodhur është krim

Futboll

Turpi ndodhi në Gjilan! Trajneri i Prishtinës: Kjo çfarë ka ndodhur është krim

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2020 Në ora: 19:41
Turpi ndodhi në Gjilan! Trajneri i Prishtinës: Kjo çfarë ka ndodhur është krim

Në Gjilan ka ndodhur diçka e pazakontë siç raportohet edhe nga vet klubi i futbollit Prishtina.

E para, futbollisti Lorik Boshnjaku u dërgua me urgjencë në spital, pasi që raportohet se e ka prerë dorën. 

E dyta, raportohet se janë sulmuar futbollistët e Prishtinës, sipas tyre nga spreji i policisë. 

Prishtina paralajmëron 99 për qind të tërheqjes nga garat e Superligës së Kosovës.

“Kjo çfarë ka ndodhur në Gjilan është krim ndaj futbollit. Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të gjykojnë në Superligë. Duhet marrë përgjegjësi nga ai pari që është atje lartë e gjithë të tjerë. Zoti ua ktheftë qysh është më së keqi“, tha Dallku me lot në sy.

“Shume futbollistë dhe trajnerë janë të dëmtuar nga sulmi i policisë, sidomos nga spreji i përdorur, por ka edhe lëndime tjera, Boshnjaku ka prerë dorën edhe është dërguan në emergjencë”, thuhet nga FC Prishtina! Prishtina pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Gjilani, në takimin derbi të javë së 29-të. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat