Tifozët e futbollit në Gjermani mund të rikthehen në stadiume shumë shpejt. Ky lajm u dha nga Federata e futbollit të Gjermanisë. Federata po punon me ministrinë e Shëndetësisë përsa i përket mundësisë së lejimit të tifozëve në stadiume.
Federata Gjermane e futbollit po punon që të lejojë tifozët në stadium për ndeshjet e kombëtares Gjermane.
Shumë evente sportive ose u anulluan ose u vendosën të luhen pa tifozë, për shkak të pandemisë. Federata po punon që të rikthejë tifozët edhe për ndeshjet e Bundesligës.
Federata po punon ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë për protokollet e lejimit të tifozëve në stadium.