Ronaldinho nuk shpëton...

Futboll

Ronaldinho nuk shpëton...

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 11:49
Ronaldinho nuk shpëton...

Yllit të futbollit Ronaldinjo i është refuzuar kërkesa për t’i hequr masën “arrest shtëpie”.

Autoritetet e drejtësisë paraguajane nuk kanë miratuar kërkesën e ish-yllit të futbollit botëror, i cili po mbahet i izoluar në njërin prej hoteleve më luksoze të kryeqytetit Asunsion që prej muajit prill.

Ronaldinjo dhe vëllai i tij u kapën në aeroportin e Asunsionit me pasaporta të falsifikuara dhe akuzohen për pastrim parash. Ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit u mbajt për 32 ditë në burg, ndërsa më pas masa e tij u ndryshua në “arrest shtëpie”.

Në fakt, “Topi i Artë” i vitit 2005 po qëndron në një nga hotelet më të kushtueshme të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat