Celina humb sfidën nga Alioski! Leeds drejt Premier Leagues 

Futboll

Celina humb sfidën nga Alioski! Leeds drejt Premier Leagues 

Nga: K. Goca Më: 12 korrik 2020 Në ora: 18:20
Celina humb sfidën nga Alioski! Leeds drejt Premier Leagues 

Swansea si vendas pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Leeds, në takimin e javës së 43-të të Championship (liga e dytë angleze).

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina u fut në lojë në fund të sfidës për Swansean dhe shqiptari Ezgjan Alioski që luan për Maqedoninë e Veriut, u paraqit nga minuta e 46-të për Leeds.  

Në minutën e 89-të Hernandez shënon për fitoren e Leeds. 

Leeds prinë në renditje me 84 pikë dhe gati ka siguruar hyrjen në Premier League, ndërsa Swansea është në pozitën e shtatë me 63 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat