Real Madridit i duhen vetëm dy pikë - Bota Sot
Real Madridit i duhen vetëm dy pikë

Futboll

Real Madridit i duhen vetëm dy pikë

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 14:24
Reali

Real Madridit i duhen vetëm dy pikë në dy ndeshjet e fundit për të fituar La Ligan. Nëse skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidan fiton nesër ndaj Vijarealit, atëherë shpallet matematikisht kampione.

Kur u pyet nëse do firmoste për dy barazime në dy ndeshjet e ardhshme Zidan u shpreh: “Nuk bëhet fjalë se çfarë më pëlqen mua. Ne duam të fitojmë ndaj Vijarealit, kaq. Ne do shkojmë për fitore, Unë ende nuk e ndiej veten kampion, gjithçka mund të ndodhë”.

Në konferencën për shtyp Zidan u pyet edhe nëse humbja në fazën përgatitore 7-3 kundër Atletiko Madridit ndikoi në kthesën e skuadrës. “Jam i sigurtë që na ka ndihmuar të përmirësohemi.

“Isha shumë i indinjuar pas asaj ndeshjeje, ashtu si të gjithë lojtarët. Ka shumë ambicie në këtë klub dhe e ka pasur këtë gjatë gjithë historisë”, përfundoi trajneri i Real Madrid Zidan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat