Iku në mes të natës

Futboll

Iku në mes të natës

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 15:40
Dorian Kërçiku

Dorian Kërçiku bëri një lëvizje që shkaktoi dy herë bujë në merkaton e janarit. Mbrojtësi që më parë ishte pjesë e Tiranës do të zgjidhte largimin te Partizani.

Por për të shkuar deri tek të kuqtë kishte edhe një tjetër jehonë të madhe, pasi do të largohej në mes të natës nga Ballshi, kur drejtuesit e klubit po prisnin që të firmoste me ekipin e tyre.

Së fundmi Kërçiku është shfaqur duke bërë stërvitje individuale me Roland Peqinin, së bashku me futbollistët e tjerë që presin një skuadër në merkaton e verës si Gledi Mici dhe Ditmar Bicaj.

Ende nuk kemi një zyrtarizim në lidhje me një largim të mundshëm, por dyshimet janë shtuar sa i përket të ardhmes së Kërçikut teksa nuk ka arritur që të gjejë vend tek të kuqtë. Kontrata fillestare ishte për gjashtë muaj dhe me të drejtë rinovimi për një vit tjetër, por kjo e fundit ka pak gjasa për të ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat