Zidane lavdëron lojtarët pas triumfit në La Liga

Futboll

Zidane lavdëron lojtarët pas triumfit në La Liga

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 21:55
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thotë se triumfi në La Liga është një nga ditët më të mira në karrierën e tij si trajner, pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Trajneri francez arriti ta rikthejë titullin në Madrid, pas tre vjetësh.

“Liga e Kampionëve është Liga e Kampionëve, por ky titull i ligës më bën më të gëzuar, sepse La Liga është fantastike. Ishim më të mirët, sepse morëm më së shumti pikë, kjo është. Për mua, është një prej ditëve më të mira si profesionist. Lojtarët janë ata që luftojnë. Është e vërtetë se unë e kam rolin tim, mirëpo ata janë që besojnë”, deklaroi Zidane.

Për trajnerin francez ky është titulli i dytë si trajner i Real Madridit, pasi të parin e kishte fituar në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat