Bregu i emocionuar

Futboll

Bregu i emocionuar

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:13
Bregu i emocionuar

Dejvi Bregu e ka mbyllur aventurën me Skënderbeun, teksa pas intervistës për “Panorama Sport” ku njoftoi largimin, tani sulmuesi ka bërë edhe një postim falënderimi.

Në postimin e tij, Bregu shprehet se pavarësisht pamundësive për të bërë histori në Kupat e Europës, përsëri për të ishte nder dhe kënaqësi që ishte pjesë e një klubi si Skënderbeu.

Ndër të tjera lojtari shprehet se nuk do i harrojë kurrë miqtë në Korçë me të cilët ka vetëm kujtime të mira.

Postimi i Bregut:

Faleminderit Skënderbeu për këto dy vite emocionuese, edhe pse në pamundësi për të bërë prap histori në Kupat e Europës, ishte një nder dhe kënaqësi shumë e madhe të isha pjesë e këtij klubi model. Mirënjohje ndaj çdo tifozi që më ka mbështetur në ditë të mira dhe të këqija. Besoj se largohem nga Korça duke pasur miq që nuk do i harroj kurrë dhe duke marrë me vete kujtimet më të bukura. Faleminderit me gjithë zemër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat