Hernandez shërohet

Futboll

Hernandez shërohet

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:22
Hernandez shërohet

Trajneri i Al-Saddit, Xavi Hernandez, i është ribashkuar ekipit të tij të mërkurën mbrëma pas shërimit nga COVID-19, konfirmoi klubi nga Katari.

Legjenda e Barcelonës kishte zbuluar në javën që lamë pas se ai nuk do të ishte në gjendje të shoqëronte Al-Saddin në përballjen e tyre të Stars League kundër Al-Khor pas kontraktimit të sëmundjes.

Megjithatë, vetëm disa ditë më pas klubi nga Katari ka njoftuar se legjenda spanjolle ka përfunduar me sukses shërimin nga infeksioni i njohur si COVID-19.

Ditët e fundit emri i tij është përfolur se mund ta marrë drejtimin e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat