A do të largohet Ozil nga Arsenali?

Futboll

A do të largohet Ozil nga Arsenali?

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:51
A do të largohet Ozil nga Arsenali?

Agjenti i Mesut Ozil thotë se “ekzistojnë 90 për qind shanse që ai të largohet nga Arsenali në vitin 2021”, por ka përjashtuar mundësinë që mesfushori turko-gjerman të shitet këtë verë. Ozil ishte “ngrirë” nga Unai Emery në gjysmën e parë të sezonit, por e gjeti veten të rikthyer në formacionin fillestar nën drejtimin e Mikel Arteta, i cili mori përsipër drejtimin në “Emirates”, në dhjetor.

Ozil nuk ka luajtur në asnjë prej 12 ndeshjeve të Arsenalit, që nga rifillimi i Premier League, muajin e kaluar, me të ardhmen e tij të vënë përsëri në dyshim. Arteta ka këmbëngulur se ai ka mbetur jashtë për arsye thjesht taktike, ndaj ka ende vend në klub për një lojtar të cilësisë së tij. Megjithë miratimin e trajnerit spanjoll, Arsenali është i interesuar ta largojë për shkak se merr rrogë prej 350.000 £ në javë. Ka zëra se për Ozil interesohet Fenerbahce dhe një numër klubesh në MLS.

Sidoqoftë, Erkut Sogut nuk beson se klienti i tij do të largohet nga “Emirates” para kohe. Për “Fanatik”, ai nënvizoi: “Unë nuk mendoj se do të ketë ndryshim klubi për Mesut Ozil deri në verën e vitit 2021. Ai ka një kontratë, që do ta zbatojë. Pra, do të mbetet tek Arsenali. Me 90 për qind, Ozil do të largohet nga Arsenali në vitin 2021. Mesut në Azi, Amerikë apo Turqi? Po, ndoshta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat