Armend Thaçi flet për të ardhmen në KF Prishtina - Bota Sot
Armend Thaçi flet për të ardhmen në KF Prishtina

Futboll

Armend Thaçi flet për të ardhmen në KF Prishtina

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 23:27
Armend Thaçi

FC Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2019/20.

Skuadra kryeqytetase në finalen e kësaj gare e ka mposhtur Ballkanin e Therandës me rezultat 1:0.

Kjo është hera e shtatë që FC Prishtina triumfon në këtë kompeticion, derisa njëri prej meritorëve ishte Armend Thaqi, kapiteni i skuadrës.

Thaqi ka thënë se kontrata me klubin i skadon pas ndeshjeve të Ligës së Evropës.

“Kam kontratë me FC Prishtinën deri të zhvillohen ndeshjet e Evropës, ndërsa më pas, synimi është të dalë nga futbolli i Kosovës”, deklaroi Armend Thaqi në “Sports Show”.

“Por, në qoftë se nuk arrihet, do të ulem dhe të bisedoj me klubin e FC Prishtinës, nëse klubi ka mendime tjera, secili e ka rrugën e vet”, tregoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat