Kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve? Wenger sheh dy skuadra favorite

Futboll

Kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve? Wenger sheh dy skuadra favorite

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 21:42
Arsene Wenger

Garat e Ligës së Kampionëve kthehen gjatë kësaj jave.

Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian (me skuadra) do të kthehet këtë javë, me disa top ndeshje.

Skuadra të mëdha si Bayern Munich, Barcelona, Manchester City, Real Madrid, PSG, Juventus etj kanë mbetur në garë.

Lidhur me situatën ka folur edhe ish trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, i cili ka treguar se kush janë favoritët sipas tij.

“Për mua, Manchester City dhe PSG janë dy favoritët në aspektin e potencialit”, ka thënë Wenger.

PSG do të ketë punë me skuadrën e Atalantas, e cila ka qenë spektakolare këtë edicion në Serie A.

Man City në anën tjetër gëzon një epërsi 1:2 pas ndeshjes së luajtur në ‘Santiago Bernabeu’ kundër Real Madrid dhe duhet ta ruajnë atë epërsi në ‘Etihad’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat