Munishi: Baftiu nuk shkon në Rapid

Futboll

Munishi: Baftiu nuk shkon në Rapid

Nga: K.G. Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:49
Munishi: Nuk shkon në Rapid

Kryetrajneri i Ballkanit nga Theranda, Ismet Munishi,  ka një mesazh të fortë për futbollistin e tij, Blendi Baftiu. Sipas tij nuk do të transferohet te Rapid Vjena nga Austria.

"Nuk shkon në Rapid.

Shkon dikun tjeter , une e di nuk flas por pak ka rendesi , kryesorja ka shumë oferta dhe i i ka njerëzit shumë te sukseshem që e pëfaqësojnë,

Shkumbin Qorrmemeti dhe Haris Fakië. Produkti i Arsim Kabashit Presidentit te madh.

Produkti i Fc Ballkanit & Xhebrailave .

Produkt i perkrahjes dhe kultures së Suharekes .

Produkt i pëkrahjes shumë të mirë nga familja e vet e sidomos Babes se tijë dhe Nanes ne menyren se si Nanat tona na kan perkrahë gjithmonë .

Blendi Baftiu e njihni si futbollist fantastik si djaloshi i Artë i Ballkanit , te cilin nuk do ta shihni të luajë ne Superlig më, por besoj se ka qen e mjaftueshme atë qa keni parë .

Por une do ta mbajë në mend si lojtarin me karakterin me fisnik që kam pas ne karierën time si trener .

Te du fort ti e dinë Blendi .

Rrugë të mbarë Loqkama", shkruan Munishi në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat