Rikthehet Europa League, sot luhen këto ndeshje

Futboll

Rikthehet Europa League, sot luhen këto ndeshje

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:58
Europa League

Europa League rikthehet sot pas 145 ditësh.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen katër ndeshje, tri prej të cilave e kanë luajtur ndeshjen e parë, ndërsa Inter dhe Getafe do të luajnë vetëm këtë ndeshje në Gelsenkirchen për të përcaktuar se cila skuadër do të shkojë në çerekfinale.

Manchester United ka një takim miqësor ndaj Lask Linz. Skuadra e Solskjaer ka fituar 0-5 sfidën e parë në Austri dhe duhet thjesht të zhvillojë një ndeshje formale për të vijuar më tej në çerekfinalet e kompeticionit.

Interesante është sfida mes Copenhagen dhe skuadrës së sapo shpallur kampione e Turqisë Istanbul Basaksehir. Ndeshja e parë e zhvilluar në mars përfundoi 1-0 në favor të ekipit turk pas golit të Viscës, një rezultat që mban gjithçka të hapur në takimin e kthimti në Telia Parken të Copenhagenit.

Shakhtar Donetsk ka kryer një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve pas fitores 1-2 në ndeshjen e parë në “Volksvagen Arena” përballë Wolfsburg. Tashmë kampionëve të Ukrainës U duhet vetëm pak kujdes në Olimpiski të Kievit për të qënë në çerekfinalet e Uefa Europa Leagues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat