Torres: Te Valencia më thanë se isha alternativë e pestë, kurrë nuk kam pasur marrëdhënie me kapitenin - Bota Sot
Torres: Te Valencia më thanë se isha alternativë e pestë, kurrë nuk kam pasur marrëdhënie me kapitenin

Futboll

Torres: Te Valencia më thanë se isha alternativë e pestë, kurrë nuk kam pasur marrëdhënie me kapitenin

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 11:26
Ferran Torres

Ferran Torres është përforcimi i parë i Manchester City-t në këtë merkato verore (kontratë 5 vjeçare, 35 milionë euro).

20-vjeçari erdhi te “Qytetarët” nga Valencia, skuadër ku shënoi katër gola në 34 paraqitje sezonin e kaluar në La Liga. Torres konsiderohet si një lojtarë me perspektivë në Spanjë, mirëpo Valencia vendosi ta shiste. Dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak talentit spanjolli, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se ata nuk e kanë vlerësuar dhe e kanë fajësuar për prishje të harmonisë në dhomat e zhveshjes.

“Unë fillova të mendoj për t’u larguar kur u ktheva nga Euro U19 dhe klubi më tha personalisht se ata nuk më kanë në plane. Ata fjalë për fjalë thanë që “unë isha alternativa e pestë e krahut të djathtë”. Më e keqja ishte që klubi më futi në merkato në mënyrë të papërshtatshme. Valencia më ofroi për çdo skuadër në Spanjë.

Por unë do të doja të theksoja, më lejoni të jem shumë e qartë, se i jam shumë mirënjohës Valencias dhe do ta mbështes atë kudo që të jetë. Problemi është se ka njerëz brenda klubit dhe disa gazetarë të prirur të më lënë të mos ndiej dhe të njollos imazhin tim. Unë refuzoj të largohem keq nga Valencia, sepse unë jam një “Valencianista”. Parejo është një lojtar i shkëlqyer, por personalisht unë kurrë nuk kam pasur marrëdhënie me të.

Kur u bashkova me ekipin e parë, kur isha 17 vjeç, kaluan shumë javë përpara se ai të më dedikonte një “Miremëngjes” të thjeshtë. Unë nuk mendoj se ai ishte një kapiten i mirë me mua. Më e keqja erdhi me largimin e Marcelino. Unë dhe Kangin u përdorëm si fajtorë në dhomën e zhveshjes dhe ne u ndalëm të flasim për javë të tëra”, u shpreh 20-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat