Lici: Jam optimist, objektiv Europa

Futboll

Lici: Jam optimist, objektiv Europa

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 11:07
Lici: Jam optimist, objektiv Europa

Matko Djarmati është zyrtarisht drejtori i ri sportiv i Vllaznisë. Ish-futbollisti kroat është prezantuar në ekipin shkodran nga administrator Suad Lici, i cili ka dhënë një mesazh për njerëzit që kanë vënë në diskutim rolin e tij te kuqeblutë:

“Nuk qëndroj si kukull këtu, i kam dhënë provat që nuk jam vetëm për të dhënë pagat. Për kukull, le ta bëjë dikush tjetër këtë pozicion”.

Lici ka vijuar më tej me falënderime për ish drejtorin Engin Firat dhe trajnerin Hysen Dedja, për kontributin e dhënë:

“Së pari, falënderoj Engin Firat, që erdhi në një moment të vështirë. Me punën e tij bëmë një hap për organizimin e sezonit të shkuar. Ecuria jonë ka qenë e mirë deri në tri fazat e para. Erdhi Dedja dhe e falënderoj për punën e bërë. Kemi zgjedhur një projekt tjetër dhe i uroj suksese Matkos. Kemi mundësinë të bëjmë zgjedhje më cilësore, edhe me ndihmën e sponsorit. Mund të jemi edhe më korrektë, pasi më parë burokracitë na kanë penguar.”

Lici vijoi më tej se ishte bindur nga plani i Djarmatit, ndaj palët kishin gjetur shpejt gjuhën e përbashkët:

“Jam optimist dhe besoj se Vllaznia do ketë rezultate të reja dhe objektiv të ri, Kupat e Europës. Uroj dhe shpresoj të jetë një fillim i mbarë. Analizë për sezonin e kaluar? Është hera e parë në vitet e fundit që kemi marrë 46 pikë. Në periudhën e pandemisë, skuadrat e tjera u stërvitën, iku trajneri, lojtarët nuk u paguan për pesë muaj. Fondi nuk kalonte. Vllaznia ka prodhuar futboll dhe e kemi një bazë të ekipit. Patjetër do ta analizojmë gjithçka".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat