Lojtarët e Arsenalit, të udhëhequr nga ish kapitenit Granit Xhaka janë nervozuar tej mase

Futboll

Lojtarët e Arsenalit, të udhëhequr nga ish kapitenit Granit Xhaka janë nervozuar tej mase

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 11:51
Lojtarët e Arsenalit, të udhëhequr nga ish kapitenit Granit Xhaka janë nervozuar tej mase

Arsenali është afër të nënshkruajë kontratë të re me kapitenin, Pierre-Emerick Aubameyang, vetëm një ditë pasi bën publik lajmin që do të largojnë nga puna 55 puntorë të klubit, transmeton Insporti.

Lojtarët e Arsenalit, të udhëhequr nga ish kapitenit Granit Xhaka janë nervozuar tej mase me vendimin e fundit të klubit për largim nga puna të mbi 50 puntorëve, vendim ky i cili vjen në kohën kur klubi po negocion një kontratë të re prej 250.000 funta në javë për sulmuesin gabonez, Aubameyang.

Lojtarët të udhëhequr nga Granit Xhaka kanë shprehur shqetësimin e tyre me veprimet e fundit të klubit nga Londra, pasi në fillimin të pandemisë ata kishin pranuar një zbritje të pagës prej 12.5% me qëllimin që puntorët e klubit të mos dëmtohen financiarisht.

Lajmi i kumtuar nga drejtori sportiv i klubit, Raul Sanllehi ishte befasues për ta dhe vjen direkt nga pronari miliader i klubit,  Stan Kroenke.

Lojtarët në krye me Xhakën janë shprehur se janë kundër këtij vendimi dhe se do të shikojnë se çfarë masa mund ata të marrin që një vendim i tillë të mos zbatohet.

Nga pjestarët e stafit të cilët largohen me vendimin e ri është edhe skauti Francis Cagigao, i cili kishte zbuluar Cesc Fabregas sa ai luante për Barcelonën.

Kujtojmë se Arsenali ka gjithsej 550 puntorë ndërsa klubi ka vlerë prej 2.2 miliardë dollar sipas revistës “Forbes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat