Jashanica: Gjithmonë ndarja është e vështirë 

Futboll

Jashanica: Gjithmonë ndarja është e vështirë 

Nga: K.G. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 13:05
Jashanica: Gjithmonë ndarja është e vështirë 

Mbrojtësi i Kosovës, Bajram Jashanica, dje firmosi për klubin e futbollit Ballkani nga Theranda, shpreh mirënjohje për Skënderbeun e Korçës. Jashanica, vite me radhë luajti për klubin më të suksesshëm shqiptar, madje kishte shijuar edhe fazën e grupeve të Europa League.   

“Faleminderit Korça dhe KF Skënderbeu!

Gjithmonë ndarja është e vështirë. Këto 7 vite ishin momentet më të bukura të karrierës sime deri tani dhe unë nuk do i harroj kurrë çfarë kaluam së bashku. 

Dua të falënderoj në radhë të parë të gjithë shokët e skuadrës, presidentin e ekipit Ardjan Takaj, dhe tifozët Korçar që në çdo moment, të mirë apo të keq me kanë përkrahur vazhdimisht. Një falënderim të veçantë kam për gjithë trajnerët dhe në veçanti Profesor Ilir Daja”, shkruan Jashanica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat