Pas gjashtë vitesh në Milano, Vanda Nara dhe Mauro Ikardi u transferuan në Francë, me sulmuesin që firmo si për PSG-në.
Çifti duket shumë i lumtur me jetën në Paris, e kjo dallohet në fotot e Vandës.
Argjentinasja vijon të jetë tepër aktive në rrjetet sociale, ku selfiet seksi janë thuajse të përditshme në profilin e saj në “Instagram”.
Ndërkohë, pas një periudhe të gjatë “thatësire”, ku nuk arriti të fitojë asnjë trofe me Interin, që në vitin e parë në Paris, Ikardi ia doli të marrë tripletë kupash, me PSG-në, që deri tani ka fituar titullin kampion, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës, ndërsa më 12 gusht do të luajë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Atalantës.