Arbëria arrin marrëveshje me dy lojtarë të jashtëm?

Futboll

Arbëria arrin marrëveshje me dy lojtarë të jashtëm?

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2020 Në ora: 20:00
Arbëria arrin marrëveshje me dy lojtarë të jashtëm?

Anëtari i ri i elitës së futbollit të Kosovës, Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lypjanit, po e hulumton tregun jo vetëm vendorë por edhe të jashtëm.

Flitet e përflitet se Arbëria ka arritur marrëveshje me dy lojtarë të jashtëm, njërin luan në pozitën e qendërmbrojtësit e tjetri mesfushor. 

Siç raportohet, njëri futbollist vjen nga Afrika e tjetri nga Brazili. 

Flitet se brenda këtyre ditëve do të prezantohen futbollistët, por emrat nuk bëhen të ditur derisa të arrijnë në Kosovë. 

Kryetrajner i ri i Arbërisë është Arbnor Morina, që ka synime të ndërtojë një ekip të fortë për Superligë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat