Historike, Cristiano Ronaldo me rekord madhështor te Juve

Futboll

Historike, Cristiano Ronaldo me rekord madhështor te Juve

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 22:25
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër rekord me fanellën e Juventusit.

Me golin kundër Lyon, ku Juventusi po barazon 1-1, Cristiano Ronaldo kapi shifrën e 36 finalizimeve në sezonin 2019/20 me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Lojtari i vetëm që e kishte bërë këtë është në sezonin e largët, 1933/34, Felice Placido Borel.

Ai e barazoi sonte këtë rekord, ndërsa i duhet edhe një për ta thyer.

Sido që të jetë, CR7 tashmë hyri në librat e historisë së Zonjës së Vjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat