Drita sfidon sot kampionët e Irlandës Veriore - Bota Sot
Drita sfidon sot kampionët e Irlandës Veriore

Futboll

Drita sfidon sot kampionët e Irlandës Veriore

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 08:46
Ilustrim

Skuadra kampione e Kosovës, Drita do ta luajë ndeshjen e fundit të fazës para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Pas fitores ndaj Inter Escaldes, skuadra kosovare takohet në një test të vështirë kundër kampionit të Irlandës Veriore, Linfield.

Një ndeshje aspak e lehtë për djelmoshat e Ardian Nuhiut, të cilët megjithatë do të japin maksimumin në fushë sonte.

Nuhiu do të jetë pa lojtarin kryesor Hamdi Namani, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 gjatë testeve të djeshme, ndërsa Bujar Shabani dhe Fidan Gërbeshi vijojnë të mbeten në vetizolim pavarësisht se kanë rezultuar negativ në testin e dytë.

Fituesi mes Dritës dhe Linfield, do takohet me Legia e Varshavës në turin e parë kualifikues të LK.

Ndeshja fillon sonte nga ora 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat