A po rikthehet në Real?

Futboll

A po rikthehet në Real?

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 11:32
A po rikthehet në Real?

Martin Odegaard do të rikthehet në Real Madrid pas huazimit te Real Sociedadi.

Mesfushori norvegjez pritet të rikthehet gjatë kësaj vere dhe do të jetë pjesë e skuadrës madrilene në edicionin e ardhshëm, raporton “Mundo Deportivo”.

Odegaard ka shkëlqyer gjatë edicionit të kaluar me fanellën e Sociedadit.

Në 36 paraqitje, ai realizoi 7 gola dhe 9 asistime me fanellën e klubit spanjoll.

Zinedine Zidane dëshiron ta mbajë lojtarin, të cilin e pëlqen shumë dhe nuk pritet që norvegjezi të huazohet sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat