Juventusi e ka seriozisht për Edin Dzekon - Bota Sot
Juventusi e ka seriozisht për Edin Dzekon

Futboll

Juventusi e ka seriozisht për Edin Dzekon

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:43
Dzeko ka qenë në Serie A që nga viti 2016 dhe është nën kontratë me Romën deri në qershor 2022.

Sipas Sportitalia, Juventusi ka filluar negociatat me Romën për Edin Dzekon, i cili shihet si një alternative për Arkadiusz Milikun dhe Alvaro Moratan.

Trajneri i ri Andrea Pirlo me sa duket dëshiron një qendërsulmues të fortë, i cili mund të mbajë topin dhe të shënojë gola.

Milik ka qenë prej kohësh i lidhur me Juven edhe kur Maurizio Sarri ishte në krye, por Napoli kërkon 50 milionë euro.

Morata është një opsion tjetër, që aktualisht luan te Atletico Madrid.

Sipas kanalit televiziv Sportitalia, Juventus tani ka filluar bisedimet me Romën për Dzekon.

Boshnjaku ka qenë në Serie A që nga viti 2016 dhe është nën kontratë me Romën deri në qershor 2022.

Dzeko kishte qenë në radarin e Interit verën e kaluar, por vendosi të zgjasë kontratën me Romën, ku shënoi 19 gola dhe dha 14 asistime në 43 ndeshje këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat