Kapiteni Ardian Limani ka reaguar pasi Drita konfirmoi zyrtarisht se është njoftuar nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA për fatin e ndeshjes ndaj Linfieldit.
Megjithatë, pas rasteve pozitive me COVID-19 te klubi gjilanas, autoritetet zvicerane në koordinim me UEFA-n anuluan ndeshjen.
Komisioni i Apelit në UEFA vendosi që ndeshja të anulohet përfundimisht dhe Linfieldit t'i takojë fitorja me rezultat zyrtar, 0:3.
Me anë të një postimi në rrjetin social, "Facebook", shkroi:
"Ne asnjëherë s’do të ndalemi duke ju bërë krenarë me sukseset tona! Asgjë nuk mund të na ndal ëndrrat! Shihemi në Europa League!".