Menaxheri i Coutinho ndez supersfidën Bayern Munich-Barça

Futboll

Menaxheri i Coutinho ndez supersfidën Bayern Munich-Barça

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 15:12
Philippe Coutinho

Menaxheri i Philippe Coutinho, Kia Joorabchian, foli përsëri për të ardhmen e mesfushorit brazilian, disa orë para ndeshjes mes Bayern Munich dhe Barcelonës në cerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ai ka pranuar se janë duke kërkuar zgjidhje të mundshme për situatën aktuale të Coutinho, por gjithashtu nuk e përjashton që mesfushori të qëndrojë në Barcelonë.

Pavarësisht se klubi katalanas kërkon një rrugëdalje, braziliani nuk e ka vendosur fatin e tij. 

Kia Jooracchian këmbëngul se asgjë nuk është vendosur akoma dhe se gjithçka mund të ndodhë: “Sapo të mbarojë Liga e Kampionëve dhe çfarëdo që të ndodhë, ne do të ulemi e të diskutojmë. Nuk e përjashtojmë që ai të qëndrojë te Barcelona, ​​se në fund të fundit është lojtar i saj”.

Sidoqoftë, ai pranoi se Coutinho “e do Premier League, por financat dhe situata e COVID do të luajnë një rol të rëndësishëm. Coutinho është një lojtar i shkëlqyeshëm”. Le të kujtojmë se Coutinho do të përballet me Barcelonën të premten, duke mbrojtur ngjyrat e Bayern Munich, një klub ku është huazuar këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat