Ajet Shoshollit i vjen keq ajo çfarë i ka ndodhur Dritës, por ka një sugjerim për Gjilanin dhe Prishtinën! 

Futboll

Ajet Shoshollit i vjen keq ajo çfarë i ka ndodhur Dritës, por ka një sugjerim për Gjilanin dhe Prishtinën! 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2020 Në ora: 17:28
Ajet Shosholli

Ish selektori i parë i Kombëtares së Kosovës (1991-1996), Ajet Shosholli, trajner i mirënjohur i futbollit, ka folur për gazetën kombëtare “Bota sot”, për rastin e kampionit të Kosovës, Drita nga Gjilani, po ashtu edhe për dy skuadrat tjera, si Gjilani dhe Prishtina, që do të marrin pjesë në Europa League. 

Shosholli ka edhe një sugjerim për Gjilanin dhe Prishtinën, që do të marrin pjesë në Evropë, po ashtu edhe për klubet që po investojnë në prurjen e lojtarëve nga jashtë vendi.  

Drita e mposhti me rezultat 2:1 Inter Escaldes nga Andorra, por nuk e zhvilloi ndeshjen finale të parakualifikueseve në Champions League, me Linfieldin nga Irlanda Veriore dhe e humbi atë me rezultat zyrtar 3:0, për shkak se dy lojtarët të saj rezultuan me koronavirus. Ndërkaq, Gjilani do ta takohet me Tre Penne nga San Marino dhe Prishtina me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Image

“Është një gjë e mirë që Kosova së bashku me shtetet e mëdha, si Anglia, Gjermania, Italia, Spanja, i përmbushën preferencat e UEFA-së, i vazhduan garat dhe i përfunduan ato në fushë të gjelbër. Kjo është një gjë shumë e mirë për Kosovë. 
Mendoj se situata gjatë pandemisë është menaxhuar mirë, duke filluar nga vet klubet, federata dhe ISHPK-ja, puna ka shkuar në rregull, mirë e mbarë, përveç dy xhirove të fundit, ku kishim tri raste me futbollistë të infektuar, një në Flamurtar, një në Vushtrri dhe një  në Drenicë. 

Një përfundim i suksesshëm i garave e sipas preferencave të UEFA-së.  Pas përfundimit të garave, pas 25 korrikut, si duket ka ardhur infektimi i disa futbollistëve të klubeve që marrin pjesë në garat ndërkombëtare, por edhe vetë numri i të infektuarve është rritur në vendin tonë.

Ndërlidhem me rastin e Dritës, edhe pse kanë qenë të izoluar, ka pasur lojtarë të infektuar.
Së pari Dritës iu ka bërë e padrejtë e madhe, iu është lejuar që ndeshjen e parë të luajnë dhe e fituan me rezultat 2:1 ndaj Inter Escaldes të Andorrës. Aty një apo dy futbollistë dolën të infektuar por të cilët kanë qenë të izoluar nga pjesa tjetër e ekipit. Është e pakuptimtë,  pse mos me luajtur edhe lojën e dytë me ekipin Linfieldi.  Aty ka qenë një moskoordinim mes UEFA-së dhe shtetit zviceran.

Rregullat e shtetit të Zvicrës dhe të moskoordinim u dashtë me kohë mu sqaru dhe jo të pëson Drita. U dashtë të lejohet që të zhvillohet edhe ndeshja e dytë. 

Image

“Bota sot”:  Edhe Gjilani edhe Prishtina do të marrin pjesë në garat evropiane, çfarë sheh te këto skuadra?
Ajet Shosholli:
Te Gjilani, po e shoh që tani një gjë të mirë, futbollistë që janë të infektuar dy apo tre i kanë vetizoluar, krejt ekipi tjetër që është negativë, janë në një objekt në karantinë dhe kanë krijua kushte për stërvitje. Besoj e shpresoj se edhe Prishtina do ta bëj këtë.  D

hash Zoti të shërohen edhe këta lojtarë që janë të infektuar. Është mirë që po vetkarantinohen klubet dhe i kanë kushtet për stërvitje deri të zhvillimit i ndeshjes. Edhe Gjilani edhe Prishtina, së bashku në koordinim me ISHPK-në dhe FFK-në, do të bëjnë ende teste, para se me shku për t’i zhvilluar ndeshjet, që ta kenë situatën e pastër dhe të qartë që mos t’i del ndonjë problem siç ishte me Dritën.  Mendoj se kto dy ekipet, do t’i kalojnë edhe këta kundërshtarë, ashtu edhe vet Drita të ketë sukses në Europa League, e cila me 17 shtator do të luajë takimin dhe ende nuk e kanë të ditur kundërshtarin.

“Bota sot”: Edhe të Barcelona edhe të Atletico Madridi ka pasur raste me virusin korona, por nuk u penalizuan si Drita?
Ajet Shosholli:
Edhe Barcelona edhe Atletico, i kanë luajtur ndeshjet e veta. Nuk është bë një tretman i njëjtë edhe me Dritën dhe nuk duhet me ndodhur. Edhe të kampionatet tjera elitare ka pasur të infektuar dhe i kanë zhvilluar garat normalisht, qoftë në kampionatet e tyre qoftë ndërkombëtare. 

“Bota sot”: A është një humbje e madhe për Dritën?
Ajet Shosholli:
Mendoj se është një humbje e madhe për Dritën, e dimë se Linfield ka cilësi më të madhe se ekipi paraprak, por është një humbje për Dritën si në pikëpamje financiare, po ashtu ka pasur shansin  për afirmim dhe për inkasim të mjeteve.

“Bota sot”: Çfarë duhet të bëjnë klubet?

Ajet Shosholli: Unë mendoj se duhet të jenë kujdesshëm. Të përcjellin gjendjen në koordinim me FFK-në dhe ISHPK-në, të bëjnë teste sa më e tepër, të kenë situatën e pastër e të qartë në çdo moment për gara.
Kanë bë mirë Gjilani që janë karantinuar për ndeshje, edhe Prishtina duhet ta bëjë të njëjtën gjë, të jenët ë izoluar lojtarë e infektuar.

“Bota sot”: Në shtetet e rajonit veç kanë filluar edicioni i ri, a jemi të vonuar ne?
Ajet Shosholli:
Nëse nuk gaboj orari i fillimit të Superligës paraprakisht dihet, me 12 shtator, e për ligat tjerat do të mbahen takime dhe do të vlerësohet situata se kur mund të fillojnë.  Edhe anglezët me 12 shtator fillojnë me Premier League.  

Dhashtë Zoti çdo gjë të jetë në rregull, të kemi sa më pak probleme me virus, kampionati të ketë një rrjedhë normale. Gjithsesi klubet duhet të menaxhojnë mirë situatën, të sillen konform situatës e cila mbretëron në krejt Kosovën, ti respektojmë këshillat e ISHPK-së e cila gjithmonë me FFK-në është në kontakt, që me të vërtet të ketë kampionati rrjedhë normale, me një disiplinë që kërkohet. Vet futbollistët duhet të jenë koshient edhe vet klubet dhe t’ju përmbahemi rregullave strikte, mos të kemi fare probleme.

“Bota sot”: Disa klubet janë përforcuar me një numër të futbollistëve, si e sheh këtë?
Ajet Shosholli:
Investimet që i bëjnë klubet është një gjë e mirë,  dy – tre vite e para kanë vrapuar pas Shqipërisë, tani po vrapojnë në Kosovë.

Image

Në disa klube janë bërë investime të mëdha për kushte tona, megjithatë klubet duhet të kanë shumë kujdes kur sjellin lojtarë nga jashtë e kam fjalën për cilësinë.

Nuk është problem një futbollist nga jashtë,  por duhet ta ketë CV-në e pastër sa i përket cilësisë. E kemi Gjilanin me 15 lojtarë të jashtëm dhe në momentin e fundit sigurojnë pjesëmarrjen në garat evropiane. Mirëpo prapë po del diferenca me vendorë, siç janë lojtarët e Ballkanit Jetmir Topalli, Blendi Baftiu, Arbër Hoxha, pastaj ndonjë i Prishtinës. Kështu që me tepër të përqendrohem në kuadrot tona, të sjellim transfere të qëlluara edhe ata futbollistë të bëjnë diferencën, sepse transferet çdo ekipit i kushtojnë dy a trefishtë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat