Presidenti i UEFA-s, Ceferin: ‘Final 8’ e pamundur të përsëritet edhe njëherë në Ligën e Kampionëve - Bota Sot
Presidenti i UEFA-s, Ceferin: ‘Final 8’ e pamundur të përsëritet edhe njëherë në Ligën e Kampionëve

Futboll

Presidenti i UEFA-s, Ceferin: ‘Final 8’ e pamundur të përsëritet edhe njëherë në Ligën e Kampionëve

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 20:50

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se do të jetë ‘e pamundur’ të përsëris formati  “Final 8” i Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës në të ardhmen, siç po ndodh këtë vit. 

Çerekfinale, gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kampionëve po zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë, pasi UEFA duhej të gjente një zgjidhje efikase për të përfunduar edicionin pas bllokimit nga COVID-19.

Liga e Evropës në anën tjetër është zhvendos në Gjermani, ku do të luhen gjysmëfinalet.

Presidenti Ceferin e pranon se formati i ri është tërheqës, por do të ishte problem që të përsëritje më.

“Ky turne mund të jetë interesant në të ardhmen, por unë nuk mendoj se mund ta bëjmë më. Kalendari është shumë i dendur”.

“Nuk e di se ku mund të bëj një turne për një javë ose dy në muajin maj. Unë mendoj se është e pamundur”, ka thënë Ceferin.

Stambolli, i cili duhej të ishte nikoqir i këtij sezoni në finalen e Ligës së Kampionëve, do ta pres finales e sezonit të ardhshëm.

Finalja e sezonit në 2019-20 në Ligën e Kampionëve do të zvilohet në “Estadio da Luz” më 23 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat