Ballkanit i operohet edhe një futbollist

Futboll

Ballkanit i operohet edhe një futbollist

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 16:26
Morina

Pas Liridon Fetahajt operohet edhe Dren Morina. Lajmin e konfirmon klubi i futbollit Ballkani nga Theranda.

“Fatkeqësisht Dr. Qerim Kida ka pas punë sot me një super talent të FC Ballkani, futbollistin Dren Morina i cili ka pasur një edicion fantastik me Junior duke qenë njeri nga protagonistet kryesor dhe vendimtar në ndeshjet me rivalet e drejtpërdrejt për titull.

Ashtu siç ka fituar në fushën e blertë, do t’ia del mbarë edhe ndaj lëndimit, sepse Dreni është kampion i lindur dhe i displinuar ndaj punës dhe detyrës, e në veçanti të udhëzimeve të mjekut.

Operacioni në gjurin e Drenit ka kaluar me sukses duke falënderuar Dr. Qerim Kidën të cilën përzemerësisht e falënderojmë për kujdesin ndaj futbollistëve. Forca Dren Morina, klubin e ke mbrapa për çdo gjë”, ka shkruar FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat