Barcelona në kaos - Bota Sot
Barcelona në kaos

Futboll

Barcelona në kaos

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 16:27
Barcelona në kaos

Arthur nuk po e mbyll aspak mirë aventurën e tij me skuadrën e Barcelonës. Ai nuk ishte prezent në Champions League dhe nuk u stërvit me katalanasit, pasi nuk donte të rrezikonte nga ndonjë dëmtim i mundshëm.

Mesfushori ka arritur marrëveshjen me klubin spanjoll që të largohet më shpejt drejt Torinos.

Ai do t’i bashkohet italianëve më 23 gusht për të nisur stërvitjen me kampionët e Italisë.

Braziliani u takua me drejtorin sportiv Eric Abidal për të diskutuar diçka të tillë. Francezi dha dritën jeshile dhe gjithçka mes palëve do të mbyllet më herët se është e parashikuar në kontratë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat