Zbulohen detaje të reja mbi rrahjen dhe arrestimin e futbollistit të njohur

Futboll

Zbulohen detaje të reja mbi rrahjen dhe arrestimin e futbollistit të njohur

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 17:52
Zbulohen detaje të reja mbi rrahjen dhe arrestimin e futbollistit të njohur

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire është arrestuar pasi një sulmi që ai së bashku me dy shokët e tij i kanë bërë një oficeri të policisë në Mykonos të Greqisë.

Fillimisht kishte qenë një kacafyetje mes Maguire dhe disa turistëve angleze por më pas kishte ndërhyrë policia.

Sipas gazetës së njohur angleze, “The Guardian”, mbrojtësi angleze është vendosur në një dhomë burgu në Mykonos, ku do të pret akuzat nga prokurori për sulm dhe pengim i personit zyrtar.

Detaj interesant është se mbi Maguire rëndon edhe akuza e ryshfetit, ku sipas mediave greke ai kishte tentuar të korruptonte policët në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë që lojtari është në pushim dy javor pas humbjes së United nga Sevilla në gjysmëfinale të Europa Leagues.

Manchester United e nis sezonin e ri me 19 shtator, ndërkohë Maguire do duhet të paraqitet në stërvitje në fillim të muajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat