Klopp: Liverpooli s’ka shanse ta transferoj Messin

Futboll

Klopp: Liverpooli s’ka shanse ta transferoj Messin

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 16:48
Messi dhe Klopp

Jurgen Klopp do ta dëshironte Leo Messin në ekip, por thotë se Liverpool nuk ka mjaftueshëm para për ta bërë goditjen më të madhe në histori të futbollit.

“A do të nënshkruaje me Messin? E pamundur. Numrat nuk janë për ne”.

“A jeni të interesuar? Kush nuk do të donte ta kishte Messin në ekipin e tyre? Por s’ka shanse. Ai është lojtar i mrekullueshëm”.

Argjentinasi dëshiron të largohet nga Barcelona dhe tashmë ka zgjuar interesimeve e skuadrave të mëdha, që do të luftojnë për të pasur në ekip më të mirin e të gjitha kohëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat