Kroos lëshon gojën: Messit i duhen bo** për t’u bashkuar me Real Madridin

Futboll

Kroos lëshon gojën: Messit i duhen bo** për t’u bashkuar me Real Madridin

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 14:26
Lionel Messi

Lionel Messi nuk ka shumë të ngjarë të zëvendësojë Barcelonën me Real Madrid. E ardhmja e super yllit argjentinas mbetet e dyshimtë, pasi kërkoi largimin nga “Camp Nou”, si duket me durim të sosur përfundimisht pas humbjes poshtëruese 8-2 ndaj Bayern Munich, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Messi nuk u paraqit në trajnimin parasezonal këtë javë, as në testimin e koronavirusit të dielën, pasi beson se një klauzolë në kontratën e tij tani është aktive, duke e bërë lojtar të lirë. Diçka e tillë kundërshtohet me forcë nga Barcelona.

Një ribashkim me Pep Guardiolën te Manchester City shihet si mundësia më e mirë, nëse Messi zyrtarizon largimin spektakolar nga klubi katalanas, ku luan prej dy dekadash. Kroos, gjithashtu, e sheh si një mundësi, por gjermani i “Los Blancos” nuk mund ta imagjinojë Messin t’i bëhet shok ekipi në Madrid, së shpejti.

“Unë nuk mendoj se do të vijë te Real Madridi, nëse duhet e përjashtoj kategorikisht këtë mundësi, – tha mesfushori në podcastin “Einfach mal Luppen” me vëllain e tij, Felix. – Për të qëndruar në Spanjë, pra të vijë te Real Madridi, i duhen bo**. Unë mendoj se vështirë në botën e futbollit, dikush mund ta imagjinojë Barcelonën pa Messin. Ka shumë të ngjarë të jetë Pep dhe Manchester City, habitati i ardhshëm i Messit”.

GJermani pranon se Barça do të humbise një lojtar të kalibrit të jashtëzakonshëm, por kjo nuk do të ishte gjë e keqe për kampionët e La Liga-s në fuqi: “Nëse një lojtar si ai nuk luan më në ekipin rival, mund të imagjinohet që nuk e konsiderojmë si diçka domosdoshmërisht të keqe. Largimi i Messit do të thotë që Barcelonës do t’i mungonte një armë totale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat