Tiemoue Bakayoko, transferimi i radhës i Milanit

Futboll

Tiemoue Bakayoko, transferimi i radhës i Milanit

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 10:04
Tiemoue Bakayoko

Tiemoue Bakayoko mund të jetë transferimi i radhës i Milanit.

Gianluca di Marzio raporton se Milan mund të finalizojë marrëveshjen me Chelsean për mesfushorin Tiemoue Bakayoko, në 24 orët e ardhshme.

‘Rossonerët’ kanë bërë progres të madhe në përpjekjet për të arritur një marrëveshje për 26 vjeçarin.

Bakayoko në sezonin 2018/2019 ka qenë i huazuar te Milan nga Chelsea, dhe në 31 paraqitje ka shënuar një gol.

Francezi sezonin e kaluar e kaloi po ashtu si huazim, në Ligue 1 te Monaco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat