UEFA i beson italianit Orsato një tjetër ndeshje të madhe

Futboll

UEFA i beson italianit Orsato një tjetër ndeshje të madhe

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 10:59
UEFA i beson italianit Orsato një tjetër ndeshje të madhe

Daniele Orsato do të jetë arbitri që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e sotme në Shtutgart midis Gjermanisë dhe Spanjës.

Italiani ishte edhe arbitri që gjykoi në finalen e Champions-it midis Bajernit dhe Parisit në Lisbonë përpara disa ditësh. Ndihmësit e tij do të jenë Alesandro Xhalatini dhe Fabiano Preti, arbitër i katërt do të jetë Masimiliano Irati, po nga Italia.

UEFA e ka vlerësuar në maksimum sfidën duke vendosur në krye të saj një nga arbitrat më të njohur italianë i cili do të ketë një punë jo të lehtë sonte në Shtutgart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat