Kosova U21 gati për ndeshjen me Anglinë, të gjithë rezultojnë negativ në testin për coronavirus

Futboll

Kosova U21 gati për ndeshjen me Anglinë, të gjithë rezultojnë negativ në testin për coronavirus

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 12:16
Foto Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do ta zhvillojë nesër (e premte) ndeshjen kundër Anglisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi për këtë ndeshje ka grumbulluar edhe dy futbollistë nga lista paraprake, portierin Ardit Nika dhe mesfushorin Qëndrim Zyba.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët dhe stafi i Përfaqësueses U21 kanë rezultuar negativ në testin e kryer për Covid-19 nga laboratori i licencuar i UEFA-s dhe tani janë plotësisht të fokusuar për t’u paraqitur sa më mirë kundër anglezëve.

Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj është shumë e mirë, derisa edhe entuziazmi dhe dëshira për t’i treguar vlerat e tyre përballë një kombëtareje të madhe si Anglia është e lartë.

Sonte ekipi përfaqësues U21 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 17:30, derisa paraprakisht përzgjedhësi Prekazi dhe Eris Abedini do të flasin për mediat në prag të kësaj sfide të rëndësishme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat