Havertz është vetëm një hap larg transferimit te Chelsea

Futboll

Havertz është vetëm një hap larg transferimit te Chelsea

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:49
Havertz është vetëm një hap larg transferimit te Chelsea

Kai Havertz është vetëm një hap larg transferimit te Chelsea, janë të bindura për këtë mediat në Gjermani të cilat zbulojnë edhe shifrat e transferimit të talentit të Bayer Leverkusen në Stamford Bridge.

Sky Sport në Gjermani raporton se “Aspirinat” do të arkëtojnë momentalisht shumën e 80 milionë eurove, ndërkohë që 20 milion të tjera mund t’i përfitojnë përmes bonuseve që lidhen me paraqitjet e futbollistit dhe objektivat që Chelsea do të arrijë. Që të vijë zyrtarizimi, do të duhet që Havertz të kryeje vizitat mjekësore dhe raportohet se 21-vjeçari mund t’i kryejë ato në Londër ditën e shtunë, me leje të DFB.

Kështu Lampard mezi pret që të ketë nën urdhra një nga lojtarët gjermanë më të talentuar që është në qarkullim. Havertz do të jetë afrimi i 6-të i Chelsea-t në këtë merkato pas mbrojtësve Sarr, Thiago Silva dhe Ben Chillwell, mesfushorit me tipare sulmuese Hakim Ziyech dhe sulmuesit Timo Werner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat