Tifozi boshnjak mbështet Kosovën

Futboll

Tifozi boshnjak mbështet Kosovën

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 16:36
Tifozi boshnjak mbështet Kosovën

Edicioni i ri në Ligën e Kombeve do të startojë sonte me dhjetë ndeshje tejet interesante.

Edhe Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ri të këtij kompeticioni.

Djelmoshat e Bernard Challandesit do të përballen me Moldavinë në "Ennio Tardini" në Itali me fillim nga ora 20:45.

Faqja zyrtare e "UEFA EURO 2020" me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" ka pyetur ndjekësit se cilët skuadra do t'i mbështesin sonte.

Një koment që ka rënë në sy ka qenë i një komentuesi nga Bosnja e Hercegovina.

Komentuesi boshnjak "Adis Nalic" ka shkruar se do ta mbështesë Turqinë, Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

Ndryshe, të gjitha ndeshjet e sontme nisin nga ora 20:45, përveç ndeshjes Lituani - Andorra, i cili luhet nga ora 18:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat