Napolit i soset durimi

Futboll

Napolit i soset durimi

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 17:51
Napolit i soset durimi

Në Napoli duket se i është sosur durimi me çështjen Hysaj. E ardhmja e shkodranit është një diskutim që po zgjat shumë, ku herë flitej për një rinovim e papritur për një largim të tijin.

Por skuadra italiane mendon t’i japi fund njëherë e mirë kësaj situate dhe të shuajë çdo dyshim rrugën që do të zgjedhë lojtari.

“Il Mattino” bën me dije se Napoli i ka dorëzuar Maksimoviçit dhe Hysajt një rinovim kontrate, duke parë që bashkëpiunimi mes tyre përfundon në vitin e ardhshëm.

“Merre ose lëre” është oferta e të kaltërve që vendosin kështu kushte për kapitenin e Kombëtares shqiptare. Në këtë mënyrë shkodrani ka vetëm dy mundësi. të firmosë dhe të qendrojë te Napoli ose të refuzojë propozimin dhe të largohet menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat